Gabimet e përditshme që po jua dëmtojnë flokët

Gabimet e përditshme që po jua dëmtojnë flokët

Lifestyle February 09, 2023 - 08:58

Rrallimi i flokëve mund të vijë shpesh herë dhe nga menopauza, falë ndryshimeve hormonale.

Por dhe veprime të tjera të përditshme mund ta përkeqësojnë këtë gjendje.

Bëni kujdes nga këto gabime të përditshme që po jua dëmtojnë flokët:

Nuk kujdeseni sa duhet për kokën

Ju keni përdorur çdo produkt të mundshëm për pjesën jashtme po jo për thelbin e problemit që janë rrënjët dhe rrënja e problemit është duke u kujdesur për kokën dhe folikulat e flokëve. Ato duhet të marrin vitaminat e nevojshme për tu rritur dhe duhet të kenë qarkullim të mjaftueshëm të gjakur.

Po përdorni furçën e gabuar

Ato krëhërët plastikë mund të jenë të lirë po nuk i bëjnë mirë flokëve tuaj. Në vend të kësaj, blini një furçë me dhëmbëza më të buta, e cila do të stimulojë kokën pa dëmtuar flokët tuaj, rekomandon stilistja e flokëve Laura Burns me bazë në New York City. “Ata rrëshqasin nëpër flokë dhe nuk e tërheqin”, thotë ajo.

Ju i lani flokët përditë

Cilësia e flokëve tuaj mund të ndryshojë ndërsa rriteni për të njëjtën arsye që ju keni vërejtur se lëkura juaj po humbet shkëlqimin e saj: Lëkura juaj ndalon prodhimin e shumtë të vajit thotë dermatologu Tsippora Shainhouse. Ai rekomandon që flokët nuk duhen larë përditë në mënyrë të tillë që mos të hiqni vajrat natyror që ato prodhojnë të cilët ushqejnë rrënjët.

Përdorni shampo të thatë

“Shampo e thatë është ndoshta një nga produktet më të këqija që mund të përdorni, sepse ajo vetëm sa mbyll poret,” thotë Saviano. Përdorimi i saj një herë ose dy herë në javë është i mirë, shton ai, por duke e përdorur atë ditë pas dite do të ndërhyjë me vajra të shëndetshëm të flokëve tuaj.

Ndotja e ajrit

Rrezet e diellit nuk janë rreziku i vetëm për flokët tuaj. Era dhe ndryshimet në lagështinë mund t’i dëmtojnë ato, duke ju detyruar të përdorni shuam produkte për t’i zbutur. Dhe toksinat në ndotjen e ajrit prodhojnë radikalet e lira të specieve reaktive të oksigjenit që dëmtojnë qelizat e flokëve dhe prishin biokiminë normale të flokëve, duke e bërë kështu dëmtimin e flokëve më të shpejtë. /eo