Çaji japonez ua djegë dhjamin më shpejt dhe e lufton kancerin
Çaji ‘matcha’ konsiderohet si një prej llojeve më të fuqishme të çajit të gjelbër që ekziston.
Ka origjinën në Japoni dhe është përdorur në lindjen e largët me mijëra vjet.
Ky çaj i mahnitshëm bëhet nga gjethet e reja të pluhurosura të Camellias.
Pluhuri delikat ruhet në një vend të sigurt nga oksigjeni dhe drita në mënyrë që ta ruajë ngjyrën e mahnitshme dhe përbërjen e lartë me antioksidantë.
Vetëm një gotë e çajit matcha sjell shumë përfitime shëndetësore.
E shpejton metabolizmin
Çaji matcha e shpejton metabolizmin dhe ndihmon në humbjen e peshës. Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit që e konsumojnë këtë çaj në baza të rregullta ditore faktikisht humbin peshë 25% më shpejt sesa ata që nuk e konsumojnë. Çaji nuk ka efekte anësore, që nënkupton se nuk duhet të frikësoheni për shtypjen e gjakut apo pulsin e zemrës.
E lufton kancerin
Çaji është i mbushur me antioksidantë tejet të fuqishëm. Njëri nga antioksidantët që gjendet në këtë çaj ka veti të forta anti-kanceroze dhe i lufton rrezatimet e lira. Sipas ekspertëve, ky çaj japonez përmban rreth 100fish më shumë mbrojtës natyralë sesa çdo çaj komercial që shitet në dyqane.
E rritë energjinë
Sikurse me çdo çaj tjetër të gjelbër, edhe matcha përmban kafeinë. Një gotë e këtij çaji jua mirëmban nivelet e energjisë për orë të tëra.
E parandalon plakjen e parakohshme
Falë përbërjes që e ka me antioksidantë të shumtë, çaji e parandalon plakjen e parakohshme duke ju mbrojtur nga rrezatimet ultravjollcë dhe sëmundjet e lëkurës.