Përziejini këta përbërës dhe njollat e verdha në jastëkë do të zhduken sikur të mos kishin ekzistuar kurrë

Përziejini këta përbërës dhe njollat e verdha në jastëkë do të zhduken sikur të mos kishin ekzistuar kurrë

Lifestyle November 30, 2022 - 23:47

Për t’i bërë sërish të bardhë jastëkët

Shumica jush ndiejnë kënaqësi kur çarçafët janë të bardhë dhe kur e vënë kokën në jastëk të bardhë si dëbora.

Mirëpo, me kalimin e kohës në jastëkë mund të shfaqen njolla të verdha të cilat prishin gjithë dukjen e çarçafëve tuaj.

Edhe pse shumica nuk e dinë, ky problem mund të zgjidhet, dhe e gjitha që ju nevojitet është të bëni një përzierje në shtëpi e cila do t’i eliminojë ato njolla.

Jastëkët shumë shpejt do të bëhen si të rinj, ndërsa ne jemi të sigurt që ju sërish do të jeni të kënaqur, sepse për përgatitjen e këtij preparati nuk do të shpenzoni shumë para, transmeton Telegrafi.

Këta janë përbërësit:

– 1 filxhan detergjent për larje të rrobave,

– 1 filxhan detergjent për larje të enëve,

– pak zbardhues,

– gjysmë filxhani boraks (tetraborat natriumi apo borat natriumi).

Përgatitja:

Fillimisht sigurohuni se a mund të lahen jastëkët tuaj në rrobalarëse, duke shikuar se çfarë shkruan në etiketat e tyre.

Pastaj, rrobalarësen programojeni në 40 gradë, pas kësaj përzieni përbërësit e sipërpërmendur në një enë plastike dhe hidheni në rrobalarëse bashkë me jastëkët.

Nëse jastëkët janë nga materiali sintetik, përdorni temperaturën sa më të ulët të mundshme.

Kujdes me rastin e caktimit të temperaturës në mënyrë që të mos i dëmtoni jastëkët.

Dhe një kujtesë e vogël: Jastëkët duhet të lahen dy herë në vit.