Bansko dhe Borovets, resortet ideale për një aventurë të re dimërore

Bansko dhe Borovets, resortet ideale për një aventurë të re dimërore

Lifestyle December 20, 2022 - 09:23

Bansko dhe Borovetsi në Bullgari janë vendet më ideale për të kaluar pushimet dimërore dhe shpejt po kthehen në një nga vendet më të njohura dhe të kërkuara për turizmin dimëror, duke konkurruar fortë me vendet si Zvicra e Franca

Për këtë duhet të mos ju ik oferta e mirë që ka prezantuar Eurokoha, ku të gjithë adhuruesit e borës dhe skijimit nga Kosova mund të shijojnë 3 net në Bansko ose Borovets, duke nisur prej 111 eurove - Një ofertë që nuk do donit ta humbisni.

Në këto oferta janë të përfshira katër hotelet më të mira në dy qendrat e skijimit në Bullgari, ku ju vetëm duhet të zgjidhni se në cilin doni të pushoni.

Ekziston një dilemë e zakonshme se cilin vendpushim bullgar duhet të zgjedhësh. Bansko apo Borovets? Dy resorët janë të ngjashme, por kaq të ndryshme.

Bansko është një qytet në Bullgarinë jugperëndimore, në malet Pirin, 927 metra mbi nivelin e detit, dhe vendpushimi më i popullarizuar i skive në Ballkan. Vendi po bëhet shpejt një qendër e njohur ndërkombëtare për turizmin dimëror, duke përfituar plotësisht jo vetëm nga bora, por edhe nga liqenet e shumta, pyjet e vjetra me pisha dhe burimet termale.

Pjesa e Bansko-s në turizmin dimëror evropian është në rritje dhe po konkurron gjithnjë e më shumë me resortet e njohura si në Francë ashtu edhe në Zvicër pasi cilësia vazhdon të përmirësohet, por edhe kostot mbeten shumë më të ulëta.

Borovets është vendpushimi dimëror më i vjetër bullgar me një histori që daton në 1896. Borovets u zhvillua gradualisht në një vendpushim modern skish me hotele, restorante, bare dhe një rrjet pista skish dhe ashensorë përgjatë shpateve të maleve të Rilës, duke ofruar një gamë të tërë sportesh dimërore. Vendpushimi ka pritur dy herë raundet e skijimit alpin të Kupës së Botës (1981 dhe 1984), ndërsa pista e Biatlonit është një nga më të mirat në botë.

Dilemat se cilin duhet ta zgjidhni për të kaluar pushimet dimërore, nuk mund ta zgjidhim, por EUROKOHA ju ka ndihmuar në këtë drejtim duke ju sjell oferta nga të cilat mund të përfitoni ZBRITJE nëse rezervoni TANI!