Ushqimet që pastrojnë gjakun

Ushqimet që pastrojnë gjakun

Lifestyle November 19, 2022 - 08:00

Ekzistojnë ushtrime të shumta të cilat kanë një ndikim të theksuar në shëndetin e organizmi tonë.

Disa nga këto ushqime janë:

Hudhra

Hudhra është burim i pasur i sulfurit, mineral esencial, i cili ndihmon organizmin në eliminimin e toksinave. Ajo e stimulon mëlçinë të prodhojë enzimë për detoksifikim, gje qe largon toksinat nga gjaku.

Molla

Vitaminat, mineralet dhe fibrat janë vetëm disa nga “gjërat” që i përmban molla. Disa komponentë e stimulojnë prodhimin e lëngut biliar dhe ndihmojnë mëlçinë në eliminimin e toksinave.

Panxhari

Për shkak të antioksidantëve dhe materieve të tjera të dobishme, panxhari është një armë e mirë për mbrojtjen e organizmit nga radikalet e lira dhe për stimulimin e mëlçisë në eliminim më të madh të toksinave nga gjaku.

Majdanozi

Majdanozi ndikon si diuretik, i cili i ndihmon veshkave për ta bërë punën e tyre dhe për të eliminiuar toksinat e tepërta nëpërmjet urinës.

Karrota

Karrotat janë të pasura me vitamina (A, B6, C dhe K), kalium dhe glutation, proteinë për pastrimin e mëlçisë. Për efekt më të mirë gjatë detoksifikimit, duhet të konsumohen të freskët sepse gjatë gatimit shkatërrohet glutationi. /eo