Këto janë shtetet më të preferuara në Evropë në vitin 2022

Këto janë shtetet më të preferuara në Evropë në vitin 2022

Lifestyle November 12, 2022 - 11:49

Revista e udhëtimit Wanderlust u kërkoi lexuesve të tyre të vlerësonin destinacionet më tërheqëse në Europë.

Kroacia u rendit në vendin e 5-të, duke u cilësuar si një nga destinacionet më të dëshiruara evropiane në ceremoninë e 21-të të çmimeve prestigjioze Wanderlust Travel Awards, të organizuar nga revista britanike e udhëtimeve Wanderlust, ndërsa Dubrovniku u shpall si qyteti më i dëshiruar nga turistët.

Sipas një deklarate të fundit nga Bordi Kombëtar i Turizmit Kroat, Kroacia arriti t’ia kalonte vendeve si Austria, Zvicra, Portugalia, Gjermania dhe Skocia./albinfo/

Shtetet më të dëshirueshme (Evropë)

Greqia

Spanja

Franca

Italia

Kroacia

Zvicra

Skocia

Gjermania

Portugalia

Austria.