Eurokoha zgjeron ofertat për pushime në kryeqendrat evropiane
Pas Stambollit dhe Parsit, Eurokoha ka zgjeruar ofertat për pushime në dy qytete të tjera evropiane.
Risia më e fundit janë Roma, Milano dhe Vjena, ku për këto tri qytete fantastike Eurokoha ka sjellë oferta me çmime mjaft promocionale.
Ju mund të pushoni tri net në Romë prej vetëm 205 € për person në një prej hoteleve më të mira “Hotel Corallo”.
Ofertat me Romën vazhdojnë në “Raeli Hotel Noto” prej 215€ për person, Hotel “Palladium Palace” prej 270€ për person apo në “Best Western Hotel Artdeco” prej 285€ për person.
Nëse doni të vizitoni një qytetet tjetër të Italisë, është edhe Milano, ku oferta për tri net nis prej 235 eurove, ndërsa ka edhe zgjedhje hotelesh, për të cilat ju mund të vendosni sipas dëshirës.
Nëse vendosni të zgjidhni ofertën për Milano, i cili njihet si qyteti i industrisë së modës, Eurokoha ju ofron “Hotel Mercurio”, prej 235 € për person, ose hotelin “Plus Welcome Milano” prej 255 € për person.
Por në rast se moda nuk ju intereson shumë, ju mund të vizitoni Vjenën, që njihet si “qyteti i muzikës”, për shkak të trashëgimisë së saj muzikore, pasi ishte shtëpia e shumë muzikantëve të famshëm klasikë si Beethoveni dhe Mozarti.
Eurokoha ju ofron mundësi që të zgjidhni njërin nga tre hotelet për të pushuar në Vjenë; “Hotel Allegro” prej 255 € për person, hotel “ibis Wien Mariahilf” prej 265 € për person, ose hotel “a&o Wien Hauptbahnhof” prej 265 € për person.
Duhet të theksojmë se në çmim janë të përfshira: Biletën e aeroplanit dhe akomodimin në hotel me mëngjes.
Për më shumë informata kontaktoni në 038 235 235 ose ne zyrat e Eurokohës te Qafa, te hoteli Grand dhe Swiss Diamond në Prishtinë. /Zëri