Shtatori, muaj i nxehtë i pushimeve me Eurokohën
ë Moti gjatë shtatorit në Turqi është ende mjaft i nxehtë dhe resortet e pushimeve janë me më pak pushues, kjo e bën kohën e përsosur për pushime të qeta.
Një arsye tjetër mjaft e rënësishme janë çmimet e volitshme, ku shumë nga hotelet ofrojnë një përvojë gjithëpërfshirëse për familjet ose çiftet që kërkojnë një pushim plotë relaks.
Këto janë disa nga arsyet që Turqia vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të kërkuara edhe gjatë shtatorit.
Për këtë Eurokoha ka një paket ofertash nga të cilat mund të përfitoni nëse vendosni që pushimet t’i kaloni në një prej resorteve më të njohura në Turqi.
Bardhyl Shala nga Komuna e Prishtinës, i cili për çdo vit zgjedh Eurokohën për pushime, ka treguar pse zgjedh shtatorin si muaj ideal për të shkuar në pushime me familjen e tij.
“Mua nuk më pelqen të shkojë në pushime kur ka shumë njerëz, sepse edhe shërbimet nuk janë në nivel nëpër resorte kur kanë kaq shumë pushues, pavarësisht përkushtimit të hoteleve që të presin sa më mirë klientët e tyre. Ka disa vjet që unë shkoj në Turqi në shtator për shkak që edhe çmimet janë më të arsyeshme, por edhe shërbimet më të mira”, thotë Shala.
Ai thotë se edhe miqve të tij ia ka propozuar shtatorin si muaj kur duhet t’i kalojnë pushimet, pasi edhe moti nuk dallon fare nga korriku e gushti.
Më poshtë mund të zgjedhni ofertat më të mira për pushimet në Turqi.