Hotel Mediteran në Ulqin, vendi i ideal për pushimet e kësaj vere
Për ata që duan të shkojnë për pushime në Mal të Zi, Eurokoha ju ofron një nga destinacionet më ideale për pushime këtë verë në Hotel Mediteran në Ulqin.
I rinovuar në vitin 2017, Hotel Mediteran ofron pamje panoramike të detit Adriatik dhe qytetit të vjetër të Ulqinit.
Ai ndodhet në qytetin piktoresk të Ulqinit, vetëm 100 metra nga plazhi dhe qendra e qytetit. Edhe pse afër qytetit, Hotel Mediteran është i mbrojtur nga zhurma dhe rrëmuja, dhe si i tillë ai përfaqëson një rezervë të vërtetë natyrore ideale për pushime familjare për shijimin e kënaqësisë së vijës bregdetare.
Hoteli ka një restorant, sallë banketesh dhe dasmash, sallë konferencash, bar dhe pishinë.
Restoranti në Hotel Mediteran shërben një mëngjes të pasur, drekë dhe darkë. Ju gjithashtu mund të shijoni specialitete peshku në restorantin “à la carte” në tarracë me pamje nga deti.
Kompleksi përmban një tarracë në natyrë, si dhe një tarracë dielli në pishinë me pamje mbi qytetin e vjetër dhe detin Adriatik. Ekziston një sallë konferencash për deri në 125 persona dhe një sallë e madhe banketi deri në 500 pjesëmarrës.
Pra, rezervo tani pushimet me Eurokoha në Hotel Meditaran.