Disa këshilla për të krijuar një mjedis të shëndetshëm pune
Krijimi i një mjedisi të shëndetshëm pune nuk është gjithmonë i prerë me thikë, me metodat më profesioniste, nganjëherë vjen nga mënyrat më të pazakonta që nuk ju ka shkuar mendja më parë. Vendet e shëndetshme të punës nuk ndodhin në mënyrë magjike, ato janë të krijuara.
Krijoni “ditë të zakonshme”
Caktoni një ditë të javës për ta lënë ekipin tuaj të lirë nga kravatat dhe këmishët. Dita e premte është gjithmonë dita më e mirë për këtë, meqenëse javës po i vjen fundi. Shumë vende pune e vendosin këtë ditë që punonjësit të kenë mundësinë të veshin xhinse dhe atlete. Këto ditë kanë për qëllim t’i bëjnë punonjësit të ndihen më rehat gjatë orari të punës.
Drekë me ekipin
Harrojeni rutinën e drekës dhe befasojeni ekipin me një ushqim të dashur! Ngrënia e ushqimi që ju bën t’i lëpini gishtat, gjithmonë jep një disponim të mirë dhe do të krijojë një mjedis të sigurt që ekipi juaj të hapet për shumicën e çështjeve. Pa përmendur këtu që do ta rrisni edhe angazhimin e punonjësve, shkruan Akademi Pune, transmeton KP.
Lëshoni muzikë
Shumë vende pune e ndajnë ditën e premte për të lëshuar muzikë. Gjatë këtyre ditëve punonjësit i kanë fytyrat më të ndriçuara dhe janë më të emocionuar. Gjëra të tilla të vogla krijojnë një mjedis të shëndetshëm për ekipin tuaj.
Sfida shoqërore për ekipin
Duhet ta vrisni monotoninë e punës së vazhdueshme. Vendosni sfida miqësore me vendin që do ta ndihmojnë ekipin tuaj të arrijë argëtim dhe produktivitet në të njëjtën kohë! Kjo mund të përfshijë ndarjen e ekipit në grupe të vogla dhe konkurrimin ndaj njëra tjetrës në aktivitete të ndryshme. Konkurrenca e shëndetshme redukton inatet e brendshme midis punonjësve dhe ju jep një shans për të njohur dobësitë dhe pikat e forta të ekipit tuaj.
Festoni ditët speciale
Të gjithë e dashurojnë ta festojnë ditëlindjen e tyre në punë dhe befasitë. Qirinjtë dhe tortet nuk kushtojnë aq shumë, përkundrazi do të krijojnë një mjedis të shëndetshëm duke i bërë punonjësit të ndihen të vlerësuar qoftë për ditëlindjet e tyre qoftë për përvjetorët e punës.
Ushtrime për ndërtimin e ekipit
Zgjidhni një kohë kur nuk ka shumë festa kombëtare dhe nuk ka fluks të madh të punës dhe për një muaj të tërë merrni ditët e premte dhe përdorni vetëm për t’i ndërtuar lidhjet ekipore. Kjo e rritë produktivitetin dhe nivelet e efikasitetit.
Kuti sugjerimesh
Këto nuk janë të destinuara vetëm për t’u varur nëpër zyrë, por për përdorim aktual. Inkurajoni punonjësit tuaj t’i përdorin ato! Nuk është koha për të pushuar dikë kur ngre një çështje, por për të gjetur zgjidhje. Mënyra më e mirë për të përdorur kutitë e sugjerimeve është duke caktuar një kohë të veçantë për hapjen e tyre duke caktuar një takim dhe duke i kaluar ato me punonjësit tuaj. Kjo do t’ju ndihmojë të fitoni më shumë njohuri, të zgjidhni problemet dhe të inkurajoni ndjekjen dhe llogaridhënien.
Festoni arritjet e ekipit
Keni hyrë ndonjëherë në një vend pune dhe keni parë një foto të varur në tabelën e njoftimeve ku shfaqet punonjësi i muajit dhe fytyra juaj ndriçon edhe nëse nuk e dini se kush është ai person? Epo, imagjinoni lumturinë që krijon për personin e vërtetë. Mos u bëni egoist me rritjen e kompanisë, ndajeni atë me punonjësit tuaj përmes veprimeve kaq të thjeshta! Krijimi i një mjedisi të tillë frymëzon çdo individ që ta bëjë punën më mirë dhe kështu krijohen mjedise të shëndetshme pune.
Nga asnjëra nga këto tetë mënyra nuk do të shpenzoni, përkundrazi do ta fitoni dhjetëfishin e saj.