Antalya, perla e rivierës turke ju pret në sezonin veror 2022
Vendimi për të kaluar pushimet në Antalya, është gjithmonë një vendim i drejt dhe nëse akoma jeni në dilemë dhe nuk keni vendosur, Eurokoha ka ofertë që do t’ju bëj të vendosni shpejt dhe pushimet e kësaj vere t’i kaloni në Perlën e Rivierës Turke.
Duke kombinuar traditat shekullore me atraksionet moderne, vija bregdetare magjepsëse e Antalyas përzien më të mirat e të dy botëve.
Perla e Rivierës Turke, siç njihet Antalya, është një përzierje joshëse e sharmit historik dhe argëtimit buzë detit. Eksploroni mrekullitë e lashta mes maleve dhe bregdetit të Mesdheut.
Antalya jo vetëm që ofron shumë për ata që duan të shijojnë plazhin, por është vend ideal për kureshtarët që duan të eksplorojnë më shumë për rrënojave romake, plazhin e Kleopatrës apo qytetin e vjetër të veshur me pallate të Perandorisë Osmane.
Atraksionet argëtuese qëndrojnë përkrah natyrës dhe historisë, me fusha golfi, parqe dhe ambiente vezulluese të jetës së natës që kanë diçka për çdo lloj vizitori.
Ofertat për pushime në Antalya nga Eurokoha, mund t’i shfletoni duke klikuar KETU dhe rezervimet e hershme marrin zbritje deri 40%.