Ju dridhet qerpiku i syrit? Ja përse ju ndodh kështu
Në raste të rralla, nëse ju ndodh fuqishëm ose shpesh, madje nuk ju zvogëlohet, do të duhet të shkoni te oftalmologu, në mënyrë që të verifikohet se a është në rregull dioptria e syrit.
Shumica e njerëzve gjatë jetës së paku njëherë janë ballafaquar me problemin e dridhjes së qerpikut. Ky fenomen njihet me emrin miokimi dhe ndodh për shkak të tkurrjes spontane të muskujve të vegjël të vendosur në qerpikë, transmeton Telegrafi.
Kështu ndodh me siguri për shkak të irritimit të mbaresave nervore, të cilat irritojnë muskujt dhe më së shpeshti kalon vetvetiu pas një apo tri javësh.
Cilët janë shkaktarët më të shpeshtë të miokimisë dhe se si ta zbusni këtë problem?
Stresi
Stresi është shkaktari kryesor i dridhjes së qepallës. Zakonisht zgjat për një javë ose derisa të zgjasë periudha e stresit.
Mësojini disa teknika të relaksimit, bëni ushtrime, flini më shumë dhe organizohuni më mirë.
Kafeja
Shumë ekspertë mendojnë që stimulanset sikur kofeina, shkaktojnë dridhjen e qepallës. Nëse keni shtuar sasinë e kofeinës, do të ishte mirë që ta zvogëloni atë.
Keni kujdes në marrjen e lëngjeve, prandaj me kafe gjithmonë pini një gotë ujë.
Mungesë e magnezit
Mungesa e mineraleve, më së shpeshti magnezit, mund të sjellë deri tek miokimia.
Hani spinaq, bajame dhe arra, ose merrni suplemente të këtij minerali.
Sytë e thatë
Sytë e thatë tej mase mund të jenë si pasojë e mplakjes, mbajtjes së thjerrëzave apo edhe të thahen si pasojë e marrjes së disa barërave të caktuara.
Përdorni lot artificialë ose lagni sytë me ujë të ftohtë të pastër.
Tendosja e syrit
Shumë shprehi sjellin deri tek tendosja e syve dhe dridhja e qepallave. Disa nga fajtorët më të shpeshtë: mosmbajtja e syzeve gjatë ditëve me diell, mosmbajtja e syzeve me dioptri të drejtë, shikimi i gjatë në kompjuter ose telefon mobil.
Sytë duhet që të pushojnë mirë!
Shtangia e nofullës ose kërcitja e dhëmbëve
Shumë njerëz shtangin nofullën ose kërcasin dhëmbët, posaçërisht në gjumë dhe kjo quhet bruksizëm. Dentisti do t’ju tregojë nëse kjo është duke ndodhur edhe me juve, dhe në këtë rast duhet që të mbani mbrojtëse për dhëmbët.
Në ndërkohë bëni masazh të lehtë nofullës nga jashtë dhe brenda. Kjo do të lëshojë fytyrën dhe do të lehtësojë problemin.
Shkaktarët tjerë potencialë
Nganjëherë dridhja e qepallës mund të jetë si tregues i ndonjë problemi të rëndë medicinal. Hipoglikemia, sëmundjae Parkinsonit, sindroma Turetov dhe problemet neurologjike, gjithashtu mund të shkaktojnë dridhjen e qepallës.
Nëse keni provuar të gjitha këshillat e cekura më lartë, dhe dridhja edhe më tej vazhdon, vizitoni mjekun për kontroll!