Mbi 30% e llojeve të pemëve në botë rrezikojnë zhdukjen

Mbi 30% e llojeve të pemëve në botë rrezikojnë zhdukjen

Lifestyle September 12, 2021 - 23:44

Të paktën një e treta e pemëve të llojeve të ndryshme në gjithë botën rrezikon zhdukjen, sipas një studimi.

Ky studim pesë vjeçar nga Botanik Gardens Conservation International (BGCI)  për 60 mijë lloje pemësh zhuloi se 30% e tyre (17.500) janë në një rrezik shumë të afërt për t’u zhdukur.

Ky rrezik përfshin pemën Menai, e gjetur vetëm në Uellsin e Veriut, nga e cila kanë mbetur 30 pemë të egra. Të paktën 142 pemë të tilla deri tani janë regjistruar si të zhdukura.

Sipas studimit, i cili u përpilua nga më shumë se 60 partnerë institucionalë si kopshte botanike, institucione pyjore, universitete dhe mbi 500 ekspertë, 58% e pemëve vendase evropiane kërcënohen me zhdukje. Whitebeams dhe Rowan janë pemët më të kërcënuara në rajon.

Sidoqoftë, vendi me numrin më të madh të pemëve të kërcënuara është Brazili. Kombi i Amerikës Latine numëron 8.847 lloje pemësh, shifra më e lartë në botë, por rreth një e pesta (1.788) janë të kërcënuara.

Indonezia dhe Malajzia janë të dyja ndër 5 vendet kryesore të biodiversitetit në botë me 5.716 dhe 5.422 lloje pemësh respektivisht. Gati 25% e tyre janë të kërcënuara.

Studimi thotë se ndryshimi i klimës është problemi kryesor. Ndryshimi i temperaturës dhe motit do të thotë që shumë pemë rrezikojnë habitatet e përshtatshme për t’u zhvilluar. Të paktën 180 lloje pemësh kërcënohen drejtpërdrejt nga rritja e nivelit të detit dhe ngjarjet e rënda të klimës.

Humbja e pemëve konsiderohet shqetësues mbi të gjitha prej rolit thelbësor që pyjet luajnë në ekosistemin botëror. Ato iu mundësojnë habitat dhe ushqim miliona specieve, përfshirë kafshët, bimët dhe mikroorganizmat.

Paul Smith, sekretari i përgjithshëm i BGCI, e cilësoi studimin si një thirrje nga pemët që kanë nevojë për ndihmë drejtuar gjithë botës./euronew.al