4 mënyra si ndikojnë selfie-t në lumturinë tuaj
Selfie-t janë bërë pjesë e pandashme e jetës së përditshme prej shumë kohësh tashmë. Disa studiues nga Universiteti i Kalifornisë, në një hulumtim zbuluan se bërja e selfie-ve rregullisht mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të lumtur dhe më të qetë. Si ndikon një selfie në lumturinë e një personi?
Mund të bëni shumë fotografi
Përfitimi më i rëndësishëm i bërjes së një selfie është se mund të bëni shumë fotografi vetë. Sipas një studimi, selfie “punon” si një përforcues i humorit.
Ndiheni krenar për veten tuaj
Njerëzit shpesh bëjnë një selfie kur mendojnë se duken mirë Kurdoherë që vishen bukur, ata shkrepin një selfie. Kjo tregon se janë të lumtur me veten e tyre si dhe i bën të ndihen perfekt.
E pranoni veten ashtu siç jeni
Fakti më i mahnitshëm në lidhje me selfie-t është se jeni krenar për veten dhe mjaft të sigurt. Nuk gjeni gabime tek vetja dhe ndiheni të kënaqur me pamjen tuaj.
Krijon afërsi në një marrëdhënie
Ata që janë në lidhje në distancën shpesh bëjnë selfie për t’i shkëmbyer me partnerët e tyre. Kur nuk mund ta shihni dikë personalisht, gjithmonë mund të dërgoni një selfie në mëngjes për t’i bërë ata të ndihen të dashur. /abcnews.al