Si të bëni një gjumë të shkëlqyeshëm natën, sipas ekspertëve
Çështjet e gjumit kanë qenë një nga problemet më të mëdha të raportuara të mirëqenies gjatë karantinës.
Dhe, si çdokush që është shtrirë ndonjëherë në shtrat duke vështruar i dëshpëruar në tavan në orën 4 të mëngjesit, kjo nuk është për të qeshur.
Një në tre persona vuajnë nga problemet e gjumit sipas NHS, dhe kjo mund t’ju ëlërë të ndjeheni të lodhur, të ndrojtur dhe të mos funksiononi në mënyrën tuaj më të mirë.
Por ka edhe implikime të tjera afatgjata. Gjumi i rregullt i dobët ju vë në rrezik të problemeve të rënda mjekësore, duke përfshirë mbipeshën, sëmundjet e zemrës dhe diabetin – madje shkurton edhe jetëgjatësinë tuaj.
Ndërsa kushte të caktuara shëndetësore, të tilla si apnea e gjumit, mund të ndërpresin një gjumë të mirë, kjo zakonisht është për shkak të zakoneve të këqija të gjumit.
Por, ekziston një mundësi që të arrini ta ndryshoni këtë, ju mund të provoni psikologjinë e kundërt. “Të stresohemi se nuk jemi në gjendje të flemë është vrasësi më i madh i gjumit”, thotë Dr Lindsay Browning. “Kur jeni të stresuar, mendja juaj garon – një mendje tepër aktive – dhe trupi juaj prodhon kortizol të tepërt, i cili shkakton pagjumësi. Nëse keni provuar frymëmarrje të ngadaltë të thellë dhe vëmendje por ende nuk mund të flini, në vend të kësaj provoni një psikologji të kundërt”.
“Mundohuni të qëndroni zgjuar në shtrat për pesë deri në dhjetë minuta në vend që të përpiqeni të flini. Ju mund të zbuloni se zhvendosja në fokus në mënyrë paradoksale ndihmon për të bërë gjumin të ndodhë”. /Telegrafi/