Qumështi asnjëherë nuk duhet të mbahet në derën e frigoriferit
Lifestyle
March 01, 2021 - 22:58
Ekspertët thonë se njerëzit nuk duhet ta lënë asnjëherë qumështin në derën e frigoriferit, pasi që kjo nuk është veprim i mençur.
Shumica e njerëzve qumështin e mbajnë në derën e frigoriferit dhe një gjë e tillë është e gabuar.
Ekspertët kanë shpjeguar pse qumështin asnjëherë nuk duhet ruajtur në dyer.
Arsyeja është e thjeshtë – temperatura e ftohjes nuk është e njëjtë në çdo pjesë të frigoriferit dhe dyert janë vendi më i ngrohtë dhe kjo pjesë është më e ndjeshmja ndaj ndryshimeve, transmeton gazetametro. Kjo është arsyeja pse asnjëherë nuk duhet mbajtur qumështin në derë, por vend ideal për vendosje është pjesa qendrore e frigoriferit.