Pini ujë për gjumë të mjaftueshëm

Pini ujë për gjumë të mjaftueshëm

Lifestyle February 09, 2021 - 22:52

Shumë njerëz nuk flenë sa duhet dhe një studim i fundit pohon që britaniku mesatar flen vetëm gjashtë orë gjatë natës, shkruan The Independent.

Arsyet për netët pa gjumë variojnë, me raste janë të lidhura me probleme të fshehta psikologjike, por një studim i ri pohon që kjo ka të bëjë edhe me mos konsumim të mjaftueshëm të ujit para gjumit.

Sipas një hulumtimi të kryer nga akademikët në Penn State University të Pennsylvania-s, njerëzit që kishin fjetur gjashtë orë çdo natë kishin urinë të shtuar dhe ishin më të dehidruar se ata që flinin rregullisht për tetë orë çdo natë.

Studimi i publikuar në revistën SLEEP, përfshiu më shumë se 20 mijë të rritur në Kinë dhe SHBA, ku të gjithëve iu ishin analizuar shprehitë e gjumit dhe urina.

Autorët konkluduan se lidhjet mes cilësisë së gjumit dhe hidrimit kanë të bëjnë me një hormon në turp të quajtur vasopressin e që lirohet më shpejtë dhe më shpesh në ciklin e gjumit. /eo