Personat me sens të humorit janë më inteligjentë

Personat me sens të humorit janë më inteligjentë

Lifestyle February 06, 2021 - 18:59

Shumica prej nesh mund t’i kemi rreth 50 miq – ata janë njerëz që do të dëshironit t’i ftonit në ngjarje personale, siç është dasma – sipas antropologut Robin Dunbar.

Por, mos u brengosni nëse me vështirësi gjeni miq të cilët jua festojnë ditëlindjen.

Kjo padyshim se nuk nënkupton se ka diçka gabim me ju. Siç duket, kjo nënkupton se jeni person me morale të larta.

A e konsideroni veten si person me vlera të larta morale? Nëse po, atëherë ju jeni më të prirë të mos jeni aq i njohur në shoqëri.

Shkencëtarët nga Universiteti i Washintonit kanë zbuluar se personat e fokusuar pas moralit kanë tendenca të kenë më pak sens të humorit. Dhe kjo është arsyeja se përse tjerëve nuk u pëlqejnë edhe aq shumë.

Hulumtuesit i kanë kryer katër eksperimente për ta konstatuar këtë.

Në dy eksperimentet të para kanë zbuluar se personave të virtytshëm nuk i vlerësojnë apo nuk krijojnë shaka të cilat i cenojnë vlerat e tyre. Kjo ndodh për shkak se këta njerëz e vënë në dyshim etikën e tyre nëse qeshin me humor të “papërshtatshëm”.

Sidoqoftë, të gjithë e dimë se sensi i humorit nuk është gjë edhe aq e keqe.

Personat me sens të mirë të humorit besohet të jenë më inteligjentë, më të kënaqshëm dhe më të shoqërueshëm. Disa specialistë thonë se sensi i humorit është ngjitësi i miqësive. /eo