Viti i Ri në pandemi, ja disa ide për festë
Lifestyle
December 30, 2020 - 18:59
Edhe nëse planet tuaja të Vitit të Ri janë ndryshe sivjet për shkak të COVID-19, ju përsëri mund të kënaqeni në shtëpi në natën e ndërrimit të motmoteve.
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, mënyra më e sigurt për të festuar vitin e ri është të kremtuarit në shtëpi me njerëzit që jetojnë me ju, ose praktikisht me miqtë dhe familjen, shkruan Times Herald.
Këtu janë disa ide për të festuar natën e Vitit të Ri në mënyrë të sigurt në shtëpi.
- Bëni festime virtuale
- Merrni pjesë në një koncert virtual ose shfaqje.
- Planifikoni një numërim mbrapa virtual deri në mesnatë me miqtë.
- Shijoni një darkë apo ëmbëlsirë virtuale me miqtë dhe familjen.
- Planifikoni një aheng të Vitit të Ri për njerëzit me të cilët jetoni.
- Dekoroni, bëni muzikë dhe vallëzoni me njerëzit me të cilët jetoni.
- Planifikoni një vakt ose ëmbëlsirë të veçantë me familjen tuaj.
- Njerëzit që jetojnë me njëri-tjetrin mund të qëndrojnë para shtëpisë së tyre dhe të brohorasin së bashku në mesnatë.
Ide të tjera
- Shikoni një shfaqje të drejtpërdrejtë të ndezjes së fishekzjarreve, koncert ose program tjetër të Vitit të Ri nga shtëpia juaj,
- Kujdesuni për veten dhe bëni diçka që ju pëlqen, siç është leximi i një libri ose shëtitja.
- Merrni një ushqim të veçantë nga një restorant lokal për ta ndarë me familjen tuaj./Prive