Sfilatë në mes të shkretëtirës

Sfilatë në mes të shkretëtirës

Lifestyle December 18, 2020 - 08:42

Shtëpia franceze e modës Son Loro’ (Saint Laurent) ka përzgjedhur një mënyrë të veçantë për të prezantuar koleksionin e ri të veshjeve, një pasarelë në mes të shkretëtirës.

Dhjetëra modele prezantuan koleksionin e ri për femra për Verën e vitit 2021. Modelet ekspozuan veshje sensuale mbrëmjeje, ndër të cilat pati edhe stil konservator. Shumë prej tyre e patën të vështirë të ecnin mes taka të larta mes rërës së shkretëtirës.

Shfaqja u transmetua online në rrjetet sociale pa praninë e publikut në përshtatje të kushteve të pandemisë së Covid-19. Shfaqja vazhdoi edhe gjatë natës në një shteg të rrethuar nga zjarri, duke i dhënë kësaj sfilate një pamje akoma më të nxehtë.

Xhirimet u kryen përmes dronëve. Drejtuesit e shtëpisë së modës e mbajtën sekret vendin ku u kryen këto xhirime, duke bërë publik vetëm detajin se bëhet fjalë për një vend verior./Tv Klan