Një listë me gjëra që duhet t'i dhuroni vetes këtë fundvit

Një listë me gjëra që duhet t'i dhuroni vetes këtë fundvit

Lifestyle December 02, 2020 - 19:07

Me vrullin e jetës së përditshme, shpesh harrojmë të sillemi mirë me veten dhe ta trajtojmë siç duhet. Madje, pjesën më të madhe të kohës mendojmë se duhet të jetë dikush tjetër ai/ajo që të na përkëdhelë e të na kujtojë sa të veçantë jemi, por jo. Ka një listë me gjëra që duhet t'i bësh këtë periudhë festash. Sado të vogla në dukje, do t'ju ndyshojnë humorin.

1.

Bliji vetes dy shishe verë të mira dhe organizo një takim romantik. Ti dhe vetja, në heshtje!

2.

Bëj gati një banjë me flluska dhe me qirinj dhe shijoje të gjithën ti meqë nuk e ka njeri shansin ta ndajë me ty.

3.

Zakonisht në dimër thonë që nuk e ke të domosdoshme të depilosh këmëbët çdo 3 ditë nëse nuk je në një lidhje, por ti ske pse stepesh nga kjo. Dhuroji vetes një takim të gjatë me estetisten! 

4.

Vish gjërat më të bukura që ke dhe dil një natë për të pirë diçka nën dritën e hënës, vetëm, deri në orën 22:00. S'dihet kurrë ç'sjell nata! 

5. 

Harxhoni një shumë të madhe parash nëse doni për të blerë një veshje që do e vishni për gjumë dhe ju bën të ndiheni sexy. Me pak fjalë, bli pizhamat që ke dashur gjithmonë! 

6. 

Boll u mendove, por blije atë jastëkun e rehatshëm për të bërë gjumë të mirë.

7.

Përgatitini vetes mëngjesin (pse jo edhe drekën dhe darkën) në krevat ashtu siç ju ju pëlqen.

8.

Kujtoji vetes se në të gjithë botën ka vetëm 1 si ty dhe ajo je ti.

Burimi: Elite Daily, Anabel