Gjërat që duhet t’i përfitoni nga puna, krahas pagës
Ju po punoni vazhdimisht dhe po jepni shumë nga vetja juaj. Në fund të muajit ju shpërbleheni për atë çka punoni.
Por a është kjo që ju meritoni vërtet për produktivitetin tuaj?
Në këtë artikull, EO ka përmbledhur 10 gjërat që secili nga ne meriton nga vendi i punës, përveçse një pagesë mujore.
Një mjedis i këndshëm, i sigurt dhe i rehatshëm pune pa rreziqe fizike
Një mjedis i besueshëm në të cilin punonjësit mund të flasin pa frikë atë që mendojnë, duke mos u stepur se se mund të ndërshkohen
Një mjedis mbështetës për punën në grup, bashkëpunim dhe inovacion
Mirënjohje për punën e palodhur të një punonjësi dhe ndershmërinë në komunikim për çdo temë, të lidhur me punën apo çështje të ndryshme
Udhëheqja dhe mbikëqyrja kompetente dhe etike
Trajtimi i drejtë, paga dhe politikat e menaxhimit
Mundësia për t’u rritur profesionalisht dhe personalisht
Punonjësit e trajnimit, pajisjeve dhe komunikimit duhet të jenë të suksesshëm në punët e tyre
Përfitime të arsyeshme të punonjësve përfshirë pushimet, kohën personale apo rastet kur nuk ndiheni mirë.
Respektimi i jetës private
Në fund një këshillë: Gjatë intervistave të punës, ju duhet t’i kushtoni vëmendje komunikimit tuaj me punëdhënësit gjatë procesit të intervistimit. Nëse ata vërtet e vlerësojnë pregatitjen tuaj atëherë ju do të ndjeheni të vlerësuar, në të kundërt do të jeni duke shkuar në një punë e cila do t’ju mërzitet shpejt!