Mungesa e gjumit na shtyn të hamë më shumë
Lifestyle
November 08, 2020 - 23:49
Mungesa e gjumit bën që njerëzit të kenë uri për ushqime të shpejta, ka treguar një studim i realizuar së fundmi.
Lodhja mund të rrisë aktivitetin në zonat e trurit, që lidhen me apetitin dhe ushqimin për komfort. Andaj hormonet na thonë se jemi të uritur.
Kjo “prishje” e funksioneve normale të trurit rritë gjasat për konsumim të tepruar të ushqimit dhe me kalimin e kohës në obezitet.
Britania dhe SHBA-ja janë në mesin e vendeve me numrin më të lartë të personave mbipeshë dhe të atyre që kanë probleme me gjumin.
Provat që tregojnë se këto dyja janë të lidhura sa vijnë e rriten.