Sipas një studimi të ri, e ftohura mund t’ju mbrojë nga Covid-19
Një studim i ri tregon se pas një të ftohure personi mund të jetë më i aftë për t’i rezistuar një goditjeje të rëndë nga COVID-19.
Pacientët me COVID-19, të cilët kohët e fundit ishin infektuar me një virus të të ftohurës së zakonshme, kishin më pak të ngjarë të vdisnin ose të duhej t’i nënshtroheshin kujdesit intensiv, krahasuar me ata që nuk ishin ftohur kohët e fundit, sipas studimit të botuar së fundmi në Revistën e Hulumtimit Mjekësor.
Por studiuesit paralajmërojnë se është shumë herët për të thënë me siguri nëse ekspozimi në të kaluarën ndaj të ftohurës ndihmon ose pengon sistemin imunitar për të luftuar COVID-19.
COVID-19 shkaktohet nga një koronavirus i ri i quajtur SARS-CoV-2. Por "njerëzit janë infektuar me koronavirusë [të tjerë] për një kohë shumë shumë të gjatë", tha autori i studimit Manish Sagar, profesor i mjekësisë në Universitetin e Bostonit. "Ne kemi katër ... koronavirusë aktualisht që janë sezonalë dhe shkaktojnë të ftohurën e zakonshme".
Pyetja, shtoi ai, është "nëse pasja e një infeksioni të mëparshëm me koronavirusët e të ftohurës së zakonshme çon në ndonjë lloj mbrojtjeje kundër SARS-CoV-2".
Ftohjet e zakonshme dhe COVID-19
Pas rikuperimit nga një infeksion viral, trupi mban një masë të vogël të antitrupave dhe qelizave T që luftojnë mikrobet, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen kundër një infeksioni të dytë nga i njëjti virus.
Studiuesit u "tronditën" kur gjetën qelizat T që diktojnë SARS-CoV-2 në gjakun e pacientëve që nuk ishin ekspozuar ndaj virusit, tha autori i studimit Sydney Ramirez, imunolog dhe studiues i sëmundjeve infektive në Institutin La Jolla për Imunologjinë.
Në një studim pasues, studiuesit treguan se këto qeliza T kishin mbetur nga ekspozimi ndaj koronavirusëve të zakonshëm që shkaktojnë ftohjen.