Pasioni për kafenë turke në Ballkan

Pasioni për kafenë turke në Ballkan

Lifestyle October 12, 2020 - 18:42

Të pish një kafe me gjyshen, për shumë të rinj një Ballkan është rutinë çdo mëngjes. Kafeja turke është ende nga më të preferuarat për brezin e vjetër, si në Bosnjë ashtu edhe në Kosovë.

Në Bosnje kafeja është pjesë e përditshmërisë, sidomos për Rajnën.

“Kafeja është gjëja e parë që bëj në mëngjes. Ndezi zjarrin, ulem, pi kafen për gjysmë ore. Nëse kam punë nxitoj dhe nuk e shijoj sa duhet, më pas filloj ditën”, thotë për Deutsche Wellen, Rajna Markoviç.

“Pa marrë parasysh se çfarë ndodh, unë gjithmonë i bëj vetes një filxhan kafe…Nuk mund ta nis ditën pa kafe”, shton më tej Rajna.

Kafeja turke është traditë edhe për shumë familje në Kosovë.

Sabahajtja, është një zonjë pejane që gjithmonë e nis ditën me një kafe turke. Ajo konsumon të paktën tri kafe në ditë.

“Kafen turke e adhuroj jashtëzakonisht. Në mëngjes nuk mund t’i hapë sytë pa pirë kafenë”, shprehet zonja nga Peja, ku sipas saj një kafe dhe një cigare në ditë e rregullojnë metabolizmin.

“Kafen e kemi traditë familjare, prej fëmijërisë, prej moshës 20 vjeçare”, shton më tej Sabahajtja.

Kafeja turke mbetet rutinë për fillimin e ditës në Ballkan./ Deutsche Welle/