Ju bien flokët, por si mund ta parandalojmë rënien e tyre
Në periudha të caktuara ndjejmë që flokët na bien më shumë se zakonisht dhe është e natyrshme të shqetësohemi.
Çfarë po ndodh? E kemi nga stresi? Apo nga fakti se kohët e fundit kemi rënë shumë në peshë?
Para se të përhapni panik, merrni frymë dhe qetësohuni. Çfarë po ju ndodh është krejtësisht normale. Dihet shkencërisht që rënia e flokëve lidhet me rënien e shpejtë në peshë. Dihet gjithashtu se rënia e shpejtë lidhet me stresin.
Studime të tjera thonë se sa më shumë peshë të humbisni aq më shumë ka gjasa të shtohet rënia e flokëve. Por si mund ta parandalojmë këtë?
Zakonisht njerëzit nuk marrin mjaftueshëm proteina gjatë kohës që mbajnë një dietë apo reduktojnë ushqimin.
Duke mos marrë proteina, trupi vendos ta dërgojë ku të dojë ai proteinat rezervë që ka. Diçka e tillë mund t’ju çojë në rënien e flokëve.
Ok! Tani, jeni gati për lajmin e mirë? E gjithë kjo është e përkohshme. Kur njerëzit ndalojnë së rëni nga pesha, flokët do ta marrin veten sërish.
E vetmja gjë me të cilën do t’ju duhet të bëni kujdes është ushqimi.
Zinku është një nga elementët thelbësor që ndihmon në rritjen e flokëve, përmirësimin e lëkurës dhe rritjen e thonjve.
Atë mund ta merrni nga ushqime si brokoli, spinaqi apo fruta si avokado dhe fiku.
Burimi: Women’s Health, Anabel