Ekspertët tregojnë gjashtë hapat se si të largoni një ves të keq
Çdo ves i keq mund të ndryshohet, thonë psikologët.
Shumica e njerëzve kanë vese të ndryshme të cilat do të donin ti ndryshonin, këtu keni 6 hapa që do ju ndihmojnë, transmeton lajmi.net.
Hapi 1: Bëhuni i sinqertë me veten tuaj
Aq më i sinqertë të jeni me veten tuaj në lidhje me veset e këqija, ka më shumë mundësi që ti ndryshoni ato, thonë psikologët.
Njerëzit e afërt të cilët kujdesen për ju dhe shëndetin tuaj, mund të jenë një pasqyrë duke ju dhënë këshilla kur keni një problem.
Hapi 2: Mblidhni të dhëna dhe shkruani.
Si një opsion i mirë, ju mund të filloni ditarin tuaj personal. Për shembull, ju mund të keni ndonjë ves ti kërcitni kockat apo ti kafshoni thonjtë.
Filloni të shkruani në lidhje me këtë, identifikimi i gjërave si ndjenjat që ju japin kur e bëni atë, do ju bëjë të jeni më shumë kundër vesit.
Hapi 3: Manipuloni vesin tuaj të vjetër.
Për shembull, ju ndoshta e keni vërejtur që e keni ves të keq që të vonoheni. Ju keni analizuar që pëlqeni vëmendjen kur jeni i fundit që hyni në një mbledhje. Ky ves i keq mund të ju jap adrenalinën dhe ju bënë të ndiheni më përpara.
Tani provoni të keni të njëjtën gjë por në një mënyrë më të shëndetshme. Mund të jetë në një formë ushtrimi fizik. Gjeni diçka të mirë që ju sjellë emocione të njëjta në jetën tuaj.
Hapi 4: Bëhuni real dhe mos e nxitoni veten.
Ka shumë mundësi që ju po jetoni me vesin tuaj që një kohë shumë të gjatë. Mos e stresoni veten dhe filloni të ndryshoni gradualisht.
Hapi 5: Përdorni një aplikacion.
Ka shumë aplikacione të dobishme që ju ndihmojnë të largoni veset. Për shembull, mund të jetë kontrolli i peshës oneline apo edhe monitorimi i gjumit. Këto aplikacione do ju ndihmojnë që të kontrolloni suksesin tuaj në largimin e vesit të keq.
Hapi 6: Kërkoni për mbështetje.
Shikoni tek anëtarët e familjes, shokët apo edhe një person më të veçantë në jetën tuaj që do ju jap mbështetje të plotë për të ju ndihmuar që të largoni një ves të caktuar. /Lajmi.net/