Cili është faktori që çrregullon gjumin tuaj?
Të gjithë kemi hasur me probleme për një gjumë të rehatshëm.
Një përmbledhje e disa zbulimeve në një projekt në Universitetin Queensland ka treguar renditjet e larta të problemeve me gjumin duke përfshirë adoleshentët deri tek ata në përfundim të adoleshencës.
Dr. Yaqoot Fatima nga JCU Mount Isa Center është marrë më një studim që përfshiu më shumë se 3600 njerëz mbi moshën 14 deri në moshën 21-vjeçare.
Ajo tha se depresioni dhe ankthi në adoleshencë janë faktorët që shkaktohen nga problemet me gjumin.
Dr.Fatima tha që edhe faktet tradicionale, përdorimi i teknologjisë rrisin një rrezik të madh për të shkaktuar stres dhe ankth, shkruan balanced living life.
Qëndrimi për një kohë të gjatë në telefonat e mençur e sidomos para kohës së gjumit, shkaktojnë çrregullime në orarin e gjumit dhe kështu duke mos pasur një gjumë të mirë fillon depresioni dhe ankthi gjatë natës./lajmi.net/