Të gjitha lëndët ushqyese në një pikë…të vetme qumështi blete; Lexoni për mrekullitë që bën ai
Bletaria është shkenca, por edhe arti që mbron shëndetin përmes produkteve të bletëve.
Mes këtyre është edhe qumështi i bletës. Sidomos në kohërat e pandemisë Coronavirus, shumë njerëz kanë pyetur nëse qumështi i bletës është në gjendje të ndihmojë sistemin tonë imunitar
Mjalti, propolisi dhe qumështi mbretëror janë substanca të prodhuara nga bletët. Fala karakteristikave të tyre, ato janë veçanërisht interesante për të përmirësuar gjendjen tonë nutricionale.
Efektet e qumështit të bletës u dedikohen veprimit antibakterial, anti-inflamator, dezinfektues dhe antioksidues.
Çfarë është qumështi mbretëror?
Bëhet fjalë për një substancë që prodhohet nga bletët punëtore. Ai është ushqim i larvave gjatë tre ditëve të para të jetës dhe të bletëve mbretëresha gjatë gjithë jetës së tyre.
Për njerëzit, ka qenë një ilaç tradicional prej shumë vitesh, veçanërisht në zonën aziatike dhe Egjiptin e Lashtë. Aktualisht përdoret në fushat kozmetike dhe farmaceutike.
Cilat janë efektet e qumështit mbretëror dhe çfarë bën ai për shëndetin?
Përbërja nutricionale e qumështit të bletës është shumë e plotë dhe gjithashtu ka një përqendrim të lartë të lëndëve ushqyese. I formuar nga uji, proteinat, karbohidratet, lipoidet, vitaminat–veçanërisht nga grupi B– përmban gjithashtu disa minerale. Të paktën njëqind komponentë të tjerë organikë janë identifikuar, ndër të cilët dallohen Roylactin dhe disa flavonoide.
Këto lëndë ushqyese i japin qumështit të bletës veti potencialisht shumë të dobishme në raste të caktuara. Për shkak të pranisë së lartë të flavonoideve, ajo që tërheq më shumë vëmendjen në këtë substancë është se mund të veprojë si:
ë Antioksidant
ë Rregullator i plakjes
ë Efekt neurotropik
Në cilat raste mund të jetë i dobishëm?
Qumështi i bletës është një produkt shumë ushqyese. Ai mund të konsiderohet edhe si një shtojcë ushqimore që duhet të merret në raste specifike. Por në cilat raste?
Për të rikuperuar sforcon fizike dhe mendore
Qumështi i bletës mund të veprojë si një simulant për funksionet mendore dhe fizike të personave të moshuar. Sipas një studimi, kaviet e trajtuara me qumësht blete shfaqnin një nivel më të reduktuar të hormoneve të stresit. Gjatë analizave mbi njerëzit, u pa një përmirësim i shëndetit mendor pas trajtimit 6-mujor me pelte mbretërore.
Rigjenerim i indeve dhe plagëve
Qumështi i bletës mund të kontribuojë në përmirësimin e shenjave të plagëve, madje jo vetëm në nivele sipërfaqësore. Ai mund të kurojë edhe problemet inflamatore të dermatitit, këshillon Living.
Veprim antibakterial
Literatura shkencore ka trajtuar veprimin antibakterial të qumështit të bletëve dhe disa prej përbërësve të tij, kryesisht bakteret gram-pozitive. Studimet e mëtejshme e lidhin qumështin mbretëror me efektin antikrobik të disa baktereve që janë veçanërisht rezistente ndaj antibiotikëve tradicionalë. Një shembull është Staphylococcus aureus.
Ulja e stresit oksidativ
Karakteristikat kryesore të qumështit të bletës përfshijnë veprimin antioksidant dhe anti-inflamator. Të paktën kështu është demonstruar nga studimet e ndryshme të kryera mbi kafshët, si ato të publikuara në revistën Neuroscience Letters.
Çfarë efekti ka në sistemin imunitar?
Qumështi i bletës përmban veti antibakteriale, gjë që e bën një ndihmës të mirë në rast infeksionesh. Ose të paktën hap një fushë të gjerë kërkimesh në të cilat mund të hulumtohet. /Telegrafi/