Infektuar: 1032
Shëruar: 789
Vdekur: 29
Vetëm kështu mund të dilni pa stres për të bërë pazarin!

Vetëm kështu mund të dilni pa stres për të bërë pazarin!

Lifestyle March 29, 2020 - 10:17

Si kurrë më parë, e shkuara në pazar është kthyer në veprimtari ankthi dhe stresi për njerëzit. Të frikësuar nga radha, nga distanca dhe në të njëjtën kohë nga kufizimet në orare, dalja për të bërë pazare është kthyer në frikë. 

Për ta minimizuar sa më pak këtë ndjesi dhe për t'u ndjerë të sigurtë në të njëjtën kohë, ndiqni këshillat më poshtë.

1. Përdorini (ose jo) dorezat dhe maskat.

Mund të dalim nga shtëpia pa njërën apo tjetrën. Shumica e supermarketeve janë të pajisur me antibakterialë në hyrje që klientët të mund t'i përdorin. E vetmja gjë që duhet të kini parasysh është distanca. Qëndroni sa më larg blerësve të tjerë dhe kini parasysh të mos prekni kurrë fytyrën, sytë apo hundën gjatë kohës që jeni jashtë.

2. Heqja e këpucëve dhe larja e duarëve

Kjo është gjëja e parë që duhet të bëni sapo të arrini. Lani duart me ujë të ngrohtë dhe më pas rregulloni nëpër rafte gjërat që keni blerë. Pasi ta keni bërë lajini sërish duart. Po kaq e rëndësishme është të hiqni këpucët jashtë derës së shtëpisë, ose t'i lini në ballkon që të mos kenë asnjë kontakt me sipërfaqe në të cilat ne qëndrojmë çdo ditë.

3. Nëse doni të përdorni karrocat

Kini parasysh se nëpër karrocat e pazareve ndodhen më shumë baktere se në banjot publike, prandaj s'do t'i përdorni pa i larë më parë. Pastrimi me alkool është më i sigurt, por nëse është e mundur të bëni pazar pa i përdorur, aq më mirë.

4.Kur është e nevojshme t'i lajmë frutat dhe perimet?

Frutat apo perimet që zgjedhim ne mund të jenë prekur më parë nga duar të tjera. Prandaj, është e rëndësishme të lahen mirë para se të konsumohen, të lihen pak kohë në ujë të rrjedhshëm. Vetëm kështu mund t'i fusim të qetë në frigorifer.

5. Nuk keni pse dezinfektoni detergjentët apo shishet.

Nuk është nevoja të fshimë çdo shishe qumështi kur kthehemi në shtëpi. Sipas ekspertëve, Covid-19 është një virus që transmetohet fuqishëm përmes njerëzve, por s'ka asnjë provë deri më tani që mund të ndodhë edhe përmes objekteve. 

6. Mos harroni të bëni një listë pazaresh para se të dilni nga shtëpia.

Duke nisur prej të hënës, koha për pazare është edhe më e limituar se më parë. Askush s'e ka luksin të dalë për herë të dytë, kështu që bëjini mirë llogaritë.

7. Mos harroni të jeni fleksibël!

Nëse nuk është ai ushqimi që t'i merr gjithmonë, zgjidh një alternativë të ngjashme me të. Eshtë koha për të qenë elstikë ndaj ndryshimeve për të mirën e të gjithëve. 

8. Kartat, kuletat, telefoni!

Të gjitha duhen dezinfektuar sapo të ktheheni në shtëpi. Nëse keni mundësi paguani me kartë, duke qenë se lekët janë më shumë se të pista dhe burim i madh mikrobesh. Telefoni gjithashtu duhet dezinfektuar me alkool dhe duhet lënë për 30 sekonda. Kuletën pastrojeni dhe përpiquni të keni sa më pak kontakte me të pjesën tjetër të ditës. Në fund, lani sërish duart./Anabel/