kjo mënyrë e të ushqyerit është më e shëndetshme se ushtrimet

kjo mënyrë e të ushqyerit është më e shëndetshme se ushtrimet

Lifestyle March 24, 2020 - 17:33

Grekët, të cilët ushqehen në përpikëri me ushqimin e tyre tradicional për 47 për qind janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës. Këtë e thekson studimi që për 10 vjet kishte vëzhguar rrezikun nga zhvillimi i sëmundjeve të zemrës.

Ushqimi mesdhetar përbëhet nga shumë pemë dhe perime të freskëta, vaj ulliri dhe mish peshku. Ushqimi si ky, mesdhetar, e mbron më shumë zemrën sesa vetë ushtrimet, ka bërë me dije studimi që ishte kryer nga një universitet prestigjioz në Greqi.

Studimi kishte zgjatur 10 vjet, e në të kishin marrë pjesë 2.500 persona të rritur, nga mosha 18 deri 89 vjeçe. Në bazë të studimeve, këta persona për 47 për qind ishin më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës në krahasim me të tjerët që konsumojnë ushqim të dëmshëm apo jo të ngjashëm me atë mesdhetar.