7 gjëra që vetëm çiftet që kanë lidhje të gjatë i kuptojnë
Nëse shumica e pikave që kemi pasqyruar në këtë artikull reflektojnë marrëdhënien tuaj, kjo do të thotë se lidhja juaj do të zgjasë. Pas fazës së dashurisë, aventurat ja lënë vendin realitetit dhe ju i ktheheni përditshmërisë, sfidave.
Para se të filloni të grindeni për problemet e shtëpisë, për shembull atë që duhet të hedhë plehrat apo se çfarë duhet të vishni gjatë qëndrimit në shtëpi, nuk doni gjëra seksi sepse preferoni veshjet e rehatshme, atëherë këto problematika do ju tregojnë shumëçka për ju dhe njeriun tuaj të zemrës.
Nëse arrini të superoni shumë situata të ngjashme si këto, atëherë ju po krijoni një lidhje të fortë me njëri-tjetrin, shkruan ‘Class’. Mësoni tani shtatë gjërat që i kuptojnë vetëm çiftet që kanë lidhje të gjatë ose që realisht duan që raporti i tyre të zgjasë deri në fund të jetës…
Mbështetje nga të dy
Mundohuni të dy me çdo mënyrë për të mbështetur dhe inkurajuar tjetrin për të arritur qëllimet e veta. Kaloni më shumë kohë së bashku sepse ndjeni nevojën për ta bërë këtë, jo sepse kështu duhet.
Përkdheluni më shumë
Nuk është më koha për puthje seksi dhe netë të zjarrta, thjesht duhet të flini të përqafuar ose të shikoni një film së bashku. Padyshim që pasioni nuk mungon, por sigurisht nuk është përparësia juaj.
Mbrëmjet në shtëpi së bashku janë më të mirat
Kalimi i kohës në shtëpi vetëm me personin që dashuroni është një gjë kaq e vlefshme për ju. Kjo është një nga ato gjërat e zakonshme që duhet praktikuar sa më shpesh.
Sa më pak xhelozi
Çiftet që janë bashkë për ca kohë, vendosin një nivel të caktuar sigurie që nuk është më xhelozi dhe ndjehen më pak të pasigurt për marrëdhëniet e tyre. Ka shumë besim midis të dy partnerëve.
Bërja e pazarit bashkë konsiderohet si dalje
Është kënaqësi të blini së bashku dhe të kaloni kohë duke bërë gjëra të përditshme, ndonjëherë është shumë më argëtuese sesa të shkoni në një darkë.
Nuk ka më argumente për gjëra të vogla
Ata që kanë qenë së bashku për një kohë të gjatë nuk diskutojnë më për gjërat e vogla. Çiftet që kanë vitet e kanë mësuar tashmë këtë formulë.
Partneri nuk është përparësia juaj kryesore
Nëse në fillim të një marrëdhënieje jetoni për personin që doni, me kalimin e kohës janë vendosur kufijtë. Të dy kanë jetën e tyre dhe sigurisht kanë shumë qëllime për të arritur, për këtë arsye së bashku përpiqen të jenë të lumtur dhe në të njëjtën kohë të bëjnë atë që duan me respekt.