Si të shmangni vonesat e mëngjesit në punë

Si të shmangni vonesat e mëngjesit në punë

Lifestyle February 12, 2020 - 17:10

Një nga këshillat më të përdorura rëndom nga gjyshet dhe nënat fisnike shqiptare është që “zgjohu herët, që ta kesh ditën përpara.”

Megjithatë, të paktë janë ata që zgjohen shënd e verë në mëngjes, sidomos kur bëhet fjala për të shkuar në punë.

Nëse zgjimi herët në mëngjes për të shkuar në orar në punë, ju duket si ndëshkimi më i madh, ekspertët do të të mësojë truket e duhura që zgjimi të jetë më pak i ashpër.

Mos e Injoro Alarmin 

Kjo duket si gjëja më e vështirë për tu bërë, sepse të gjithë kanë tendencën që t’ia ‘mbyllin gojën” alarmit, me besimin e rremë se mund të bëhen gati në 10 minuta.

Kjo nuk është e vërtetë. Njeriu ka nevojë për të minimalisht gjysëm ore deri në një orë për tu bërë gati.

Zgjidh Veshjen Një Natë Më Parë 

Përzgjedhja e veshjes një natë më parë do ju kursejë kohë dhe në këtë mënyrë do të keni mundësi edhe të hani mëngjes.

Përveç kësaj, ju mund të zgjidhni edhe një veshje shtesë në varësi të motit dhe temperaturës apo çdo të papriture.

Shfrytëzoje Kohën Në Maksimum 

Njeriu mund të bëjë shumë gjëra në të njëjtën kohë për të shfrytëzuar kohën.

Ndërkohë që lani dhëmbët, mund të vendosni pjastrën ose pajisje të tjera për flokët në prizë.

Ju mund të vendosni dy vezë që të zihen, të visheni e gjëra të tjera të rutinës tuaj të mëngjesit.

Mos e Nis Punën Para se Të Shkosh Në Zyrë 

Ekspertët thonë se puna duhet të nisë kur të shkoni në zyrë.

Mos e trazoni rutinën e mëngjesit me detyrat e mbetura pezull në punë, sepse do të shkoni me vonesë në punë. Kjo është e sigurtë!

Fli Herët 

Gjumi është një aspekt i rëndësishëm i mirëqenies dhe rutinës suaj.

Ekspertët këshillojnë që të përpiqeni të flini 8 deri në 9 orë gjumë.

Nëse flini mirë, herët dhe mjaftueshëm, nuk do të keni asnjë problem të zgjoheni herët, ndoshta jo shënd e verë, por të paktën pa dhimbje.