Keni kujdes ku i zbardhoni dhëmbët, shumë persona po mbesin pa ta!

Keni kujdes ku i zbardhoni dhëmbët, shumë persona po mbesin pa ta!

Lifestyle February 11, 2020 - 10:44

Zbardhja e dhëmbëve mund t’i lë shumë njerëz me djegie të tmerrshme dhe humbje të dhëmbëve.

Një hetim i ri ka zbardhur detaje tronditëse se si është duke u bërë zbardhja e dhëmbëve nga persona të paautorizuar sipas BBC, shkruan Indeksonline.

Deri më tani 26 sallone të pakualifikuara bukurie kanë ofruar shërbime të zbardhjes së dhëmbëve në Britani të Madhe.

Zbardhja e dhëmbëve mund të kryhet vetëm nga profesionistë legal të regjistruar në Këshillin e Përgjitshëm Dentar në Britani të Madhe.

Hulumtimi ka zbuluar se kryerja e shërbimit të zbardhjes së dhëmbëve nga persona të pakualifikuar dhe në mjedise jo presionale ka shkaktuar djegie dhe rënie apo humbje të dhëmbëve, si dhe alergjie të ndryshme.

Gjatë 2019-s kanë qenë 732 raste të zbardhjes ilegale të dhëmbëve që jaë raportuar nga Këshilli i Përgjithshëm Dentar, me një rritje për 26 % nga viti 2018.

Image