Si ndikon stresi tek fëmijët?
Lifestyle
January 13, 2020 - 11:44
Stresi në moshat e vogla ndikon në keqësimin afatgjatë të shëndetit dhe vdekje të hershme, ka paralajmëruar një grup i psikologëve.
Sipas shumë studimeve të realizuara në këtë drejtim mësohet se, stresi i fëmijërisë, i shkaktuar nga varfëria apo abuzimi, mund të çojë në sëmundje të zemrës, inflamacion dhe përshpejtim të plakjes së qelizave, transmeton Klan Kosova.
Asociacioni i psikologëve amerikanë ka njoftuar se eksperiencat e para “hedhin hije të gjatë” mbi shëndetin. Një ekspert britanik ka deklaruar se gjithnjë e më shumë prova sugjerojnë ndikimin fizik të stresit në fëmijëri.