Hormoni i rritjes tek fëmijët prodhohet vetëm gjatë gjumit

Hormoni i rritjes tek fëmijët prodhohet vetëm gjatë gjumit

Lifestyle December 13, 2019 - 10:43
Detajet

Kur vjen puna tek gjumi, shumica e prindërve kanë ankesa për fëmijët e tyre. Nuk flenë me orar, flenë vonë, zgjohen herët.

Mjekët këshillojnë që fëmijët të flenë maksimumi në orën 9 të mbrëmjes, por janë prindërit ata që duhet t’ju bëjnë fëmijëve zakon.

Rritja është pjesë e rëndësishme e jetës së fëmijës dhe në vitet e para rritja ndodh vetëm atëherë kur fëmija është në gjumë.

Hormoni i rritjes humane (HGH) zakonisht aktivizohet gjatë fazës së katërt të gjumit, diku rreth orës 00.00. Nëse fëmijët rrinë deri vonë dhe shkojnë në gjumë në mesnatë, atëherë koha për prodhimin e hormonit të rritjes është në zbritje.

Veç kësaj, studimet kanë treguar se fëmijët që flenë gjumë më shumë janë më produktivë, më të përqendruar, më të mirë në aftësinë e të menduarit dhe përthithjen e informacioneve.

Privimi nga orët e plota të gjumit, mund të çojë në luhatje humori në sjellë të tilla si problemet konjitive në të mësuar dhe ADHD, luhatje drastike të nivelit të përqendrimit dhe hiperaktivitetit, këshillon Living.

Image

Të vësh fëmijët në gjumë mund të jetë një sipërmarrje e vështirë për shumë prindër. Nëse edhe ju hasni vështirësi në këtë drejtim, kemi disa këshilla që mund t’jua thjeshtojnë punën.

• Krijoni një atmosferë qetësuese: Fikni dritat e forta dhe krijoni një ambient sa më të qetë dhe relaksues për fëmijët tuaj.

• Ulni volumin e televizorit: Në dhomë nuk duhet të arrijnë zhurma të bezdisshme që mund të shqetësojnë ose zgjojnë kureshtjen e vogëlushëve. Prandaj këshillohet të fikni ose ulni volumin e televizorit. Kujdes edhe me temperaturën e dhomës.

• Ndihmojeni të mos ndihet vetëm: Lejoni të marrë në shtrat një një kukull ose një lodër të butë prej pelushi.

• Përrallat e mamasë ose të gjyshes janë gjithmonë një mënyrë shumë e mirë për të vënë në gjumë të vegjlit.