
Kërkesa e nënës për djalin që iu drejtua Gandit
Në disa rrëfime të Mahatma Gandit, ai tregonte se një ditë, një grua kishte marrë djalin e saj, dhe kishte shkuar tek Gandi, dhe duke pasur parasysh që të gjithë ia dëgjonin fjalën atij, nëna e djalit e kishte lutur Gandin, që t’i thoshte djalit të saj, të mos konsumonte më aq shumë sheqer dhe të hiqte dorë nga sheqeri. Sapo e dëgjoi shqetësimin e asaj nëne, Gandi nuk i dha asnjë këshillë djalit, thjesht tha, “Pas një jave, sille sërish djalin.”
Dhe fiks, pas një jave, ajo nëna erdhi sërish me djalin e saj tek Gandi.
Gandi i tha djalit, “Hiq dorë nga sheqeri.”
Dhe teksa nëna me djalin po dilnin jashtë, nëna gjithë dyshim, iu drejtua Gandit, “Po mirë, këto fjalë pse nuk ia the para një jave?”
Gandi iu përgjigj:
“Sepse para një jave, as unë s’isha personi që kisha hequr dorë nga përdorimi i shumtë i sheqerit.”
MORALI:
“Nëse do, që të ndryshosh diçka apo dikë rreth vetes, sigurohu fillimisht që je personi i duhur për ta bërë. Nëse do që të këshillosh dikë, sigurohu fillimisht, që atë këshillë t’ia japësh vetes tënde dhe ta zbatosh vetë. Njerëzit janë të prirur më shumë të bëjnë atë që shohin dhe ajo që iu thuhet”.