Pas sa jave mund ta zbuloni gjininë e bebes

Pas sa jave mund ta zbuloni gjininë e bebes

Lifestyle November 15, 2019 - 12:35
detajet

Ka shumë momente historike kur vjen fjala për shtatzëninë.

Tejkalimi i ankthit gjatë tremujorit të parë, dëgjimi i të rrahurave të zemrës së bebes për herë të parë, shikimi i bebes në ultrazë, ndjenja e lëvizjes së bebes dhe, normalisht, zbulimi i gjinisë.

Zakonisht njerëzit e zbulojnë gjininë e bebes pas 20 jave.

Por, zbulimi i gjinisë së bebes nuk është gjithmonë i mundur sepse kryesisht varet nga pozita në të cilën është bebja në mitër.

Pas 20 jave, kontrolli nuk bëhet vetëm për të zbuluar gjininë e bebes, por është kontroll për të zbuluar çfarëdo anomalie me qëllim që të kontrollohet shëndeti i bebes.

Zbulimi i bebes është vetëm një bonus, sepse në përgjithësi gjinia dihet pas 16 jave.

Megjithëse shumica e vendeve nuk performojnë skanim të gjinisë derisa të jeni shtatzënë në javën e 16-të, ndonjëherë ju mundeni ta zbuloni gjininë edhe më shpejt.

Nëse bebja është në pozitën e duhur – me këmbët e hapur e me pamje të qartë – gjinia mund të zbulohet kur nëna është vetëm 14 javëshe shtatzënë.

Sidoqoftë, për të qenë sa më të saktë, më së shumti rekomandohet të prisni mes 16 dhe 20 jave.

Kjo për shkak se gjenitalet janë më të qarta, bebja është më e madhe dhe rreziku për ta gabuar gjininë është më i vogël.