Hudhra, një pastrues i kolesterinës së keqe

Hudhra, një pastrues i kolesterinës së keqe

Lifestyle shtator 11, 2019 - 08:32
Detajet

Në saje të kërkimeve të shumta që janë kryer për hudhrën është arritur në përfundimin se ajo na mbron nga kanceri dhe jo vetëm. Sëmundjet e zemrës dhe enët e gjakut janë kuruar më së miri me këtë “ilaç natyral”, transmeton 'Zëri.info'. 

Ajo ofron një mbrojtje të shumëfishtë nga rreziqet për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut.

Përbërësi aktiv i hudhrës, allicina, relakson enët e gjakut, duke reduktuar presionin e gjakut. Ndër të tjera, hudhra është dëshmuar edhe klinikisht se ndihmon arteriet të pastrohen nga kolesteroli, si edhe e bën gjakun më pak “të ngjitshëm” dhe më pak të prirë për të krijuar mpiksje.

Teksa ajo ka efekte të shumëfishta në organizmin e njeriut, mjafton të përmendim faktin se ka edhe veti të fuqishme antibiotike.

Sa i takon mbrojtjes nga kanceri, studimet kanë dëshmuar se njerëzit që hanë shumë hudhër kanë shkallë të ulët të kësaj sëmundjeje. ./ZERI