Kush s’duhet të konsumojë pije energjike?

Kush s’duhet të konsumojë pije energjike?

Lifestyle July 28, 2019 - 22:09
Lexoni detajet

Zemra vuan për shkak të normës së çrregulluar të ritmit dhe impulseve të shpejta, një luhatje e vazhdueshme në presionin e gjakut që kërcënon enët e gjakut

Përdorimi i përditshëm i pijeve energjike është shumë i dëmshëm për trupin, paralajmërojnë mjekët. Në mesin e atyre që plotësisht e kanë të ndaluar konsumimin e këtyre pijeve, janë nënat gjidhënëse, shtatzënat, diabetikët, fëmijët, personat me probleme të zemrës dhe personat në dietë.

Këto janë pije që japin energji të rreme, pijet ofrojnë ndihmë afatshkurtër për të qëndruar zgjuar, por që në afat më të gjatë vjen deri te dobësimi dhe rraskapitja e trupit tuaj. Kur pini më shumë se një pije energjike në ditë, pasojat shëndetësore janë të pashmangshme, transmeton "Zeri"

Mjafton të themi se këto pije përmbajnë tre herë më shumë kafeinë se coca-cola dhe sasi më të mëdha të sheqerit. Përveç këtyre përbërësve, pijet energjike përmbajnë edhe taurinë, që stimulon tkurrjen e muskujve të zemrës dhe përbërësin artificial si teobronina, që përshpejton ritmin e zemrës. Nuk është çudi që pikërisht zemra e para vuan nga përdorimi i shpeshtë i pijeve të energjisë.

Zemra vuan për shkak të normës së çrregulluar të ritmit dhe impulseve të shpejta, një luhatje e vazhdueshme në presionin e gjakut që kërcënon enët e gjakut. Duke i konsumuar shpesh këto pije, shterohet gjëndra e veshkave dhe shkaktohet një sëmundje e quajtur lodhje e veshkave. /Zëri/