
Shmangia e mishit të kuq çon në depresion
Studiuesit australianë kanë zbuluar se femrat që konsumojnë sasi të vogla të mishit të kuq dy-herë më tepër ka gjasa t’u diagnostikohet ndonjë çrregullim mendor, transmeton "Zëri.info".
Studimi në të cilin kishin marrë pjesë më shumë se 1000 femra ka treguar se konsumimi i proteinave nga mishi i pulës ose i peshkut nuk është aq i shëndetshëm sa besohet.
“Në fillim kemi menduar se mishi i kuq nuk është aq i shëndetshëm për shëndetin mendor, por pas studimeve ishte vërtetuar krejt e kundërta”, thekson Felisse Jack, nga universiteti “Dikin”.
Sipas saj, femrat që kanë konsumuar sasi të vogël të mishit të kuq më shpesh ishin prekur nga depresioni dhe ankthet, madje ishin marrë shprehitë si konsumi i duhanit, aktivitetet fizike, mbipesha dhe mosha.
“Është mjaft interesante se si nuk ishte vërtetuar lidhja midis proteinave nga mishi i pulës, i peshkut dhe shëndetit mendor”, thotë ajo. /ZERI