Ja si t’i bëni flokët kaçurrela përbrenda 15 minutash
Lifestyle
July 08, 2019 - 14:41
Lexoni detajet
Flokët e çrregullt janë një trend i verës.
Por për flokët e drejta, formimi i ondeve dhe kaçurrelave është problem, pasi duhet të përdorësh mjete të ndryshme, që shkaktojnë djegien e majave dhe hollimin e flokëve, transmeton lajmi.net.
Por një metodë e thjeshtë tregohet në një video për krijimin e kaçurrelave në mënyrë natyrale.
Pasi të lani flokët, krihini ato të lagura dhe lyejini me gjel ose krem për stilim flokësh duke i masazhuar me dorë.
Futini flokët në një peshqir të thatë dhe lini për 15 minuta.
Pasi t’i largoni ato nga peshqiri do shikoni se sa natyralë dhe të shëndetshëm janë kaçurrelat tuaja.
Ndiqeni videon e mëposhtme në rast të ndonjë paqartësie.