Katër perimet për eliminimin e yndyrave

Katër perimet për eliminimin e yndyrave

Lifestyle June 26, 2019 - 08:25
Lexoni detajet

Mos prit më gjatë dhe elimino yndyrën e akumuluar në mënyrë të natyrshme dhe pa rreziqe për shëndetin tënd, shkruan "Zëri.info". 

Në këtë artikull ju paraqesim perimet që duhet të konsumoni për të humbur peshë e për t’u përgatitur për verën e 2019-s. Harroni dietat me të cilat mbeteni gjithë kohën të uritur dhe përqendrohuni te këto perime:

Spinaqi

Kjo lloj perime përmban fare pak kalori dhe karbohidrate, por është shumë e pasur me fibra, një karakteristikë thelbësore për të aktivizuar stomakun dhe për të pasur tretje më të mirë. Mund ta shtosh spinaqin në vaktet e tua edhe si antipastë ose si sallatë.

Lakra

Lakra përmban shumë fibra dhe proteinë, ndaj do të ndihmojë të eliminosh toksinat dhe ndërkohë është edhe e shijshme.

Brokoli (lulelakër jeshile)

Brokolit kanë cilësi antioksiduese dhe antiinflamatore, të cilat krijojnë një efekt mbrojtës kundër shumë llojeve të kancerit. Këto perime evitojnë kapsllëkun e ndërkohe kanë shumë fibra që ndihmojnë në eliminimin e helmeve të trupit.

Domatja

Përmban sasi të mëdha të likopenës dhe vitaminës C, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të metabolizmit duke eliminuar yndyrat. /ZERI