Pasi t’i kuptoni vetitë pozitive të lëvores së limonit, nuk do ta hidhni më
Lifestyle
June 15, 2019 - 17:09
Detajet
Kur përfundojmë me limonin, zakonisht lëvoren e tij e hedhim në mbeturina.
Por ky është gabimi më i madh që bëjmë, pasi lëvorja është e pasur në lëndë ushqyese sesa vetë lëngu.
Lëvorja e limonit është plot me vitamina A dhe C, kalium, kalcium dhe fibra, të dobishme për muskujt, sytë, nervat, zemrën dhe sistemin e tretjes.
Krahas kësaj, kaliumi nga korja e limonit lehtëson koagulimin në enët e gjakut dhe ndihmon në reduktimin e hipertensionit
Lëvorja e limonit gjithashtu rekomandohet për të gjithë ata që vuajnë nga kapsllëku, pasi është e pasur me fibra.
Përveç kësaj, ajo ndihmon edhe kundër plagëve, e së bashku edhe trajtimin e akneve.