Lëkura e pemëve dhe e perimeve, shumë e shëndetshme
Shpesh na ndodh që gjatë përgatitjes së ushqimit ne largojmë disa pjesë nga perimet ose frutat, për të cilat mendojmë se nuk kanë ndonjë vlerë ushqyese. Por a e keni ditur se edhe gjethet, lëkura, bishtat e pemëve dhe të perimeve janë shumë të shëndetshme, prandaj nuk duhet hedhur, shkruan "Zëri.info".
Lëkura e portokallit
E pasur me vitamina dhe fibra lëkura e portokallit është gjithashtu e shëndetshme. Mund të përdoret në ëmbëlsira të ndryshme.
Lëkura e qepës
Lëkurën e qepës të gjithë e hedhim në koshin e plehrave, pa e ditur se ajo përmban kuercetinë, një flavonoid ky që ka shumë antioksidues. Nga ana tjetër, ky përbërës lufton edhe kollën e thatë. Mund ta hidhni në një supë për shembull dhe ta hiqni para se ta shërbeni.
Lëkura e pjeprit
Mund t’ju duket e çuditshme, por në fakt lëkura e pjeprit përmban citruline, e cila stimulon qarkullimin e gjakut dhe ndihmon hapjen e enëve. E përzieni me pjesën e brendshme dhe përgatisni një lëng të shijshëm.
Gjethet e selinos
A e dinit se gjethet e selinos përmbajnë pesë herë më shumë kalcium dhe magnez sesa kërcelli? Ato gjithashtu përmbajnë vitaminë C dhe përbërës fenoli, të cilat luftojnë kancerin dhe sëmundjet kardiake. Një tjetër e mirë është se luftojnë edhe plakjen. Shtojini ato nëpër supa, pure ose sallata.
Lëkura e kivit
Lëkura me push e kivit përmban tri herë më shumë antioksidues sesa pjesa e brendshme. Ajo ka gjithashtu veti kundër kancerit dhe kundër alergjive. Përziejini të dyja dhe përgatisni një lëng për mëngjes.
Kërcelli i lulelakrës
Zakonisht i hedhim si gjethet, si kërcejtë e lulelakrës, por në fakt ato janë të shijshme dhe të pasura me fibra. /ZERI
- Vitaminat: A, B, C, D, E
- Proteinat: 66 g
- Mineralet: Kalcium, hekur