Mishi i pulës që shërbehet në restorantet e ushqimit të shpejtë, shumë i dëmshëm

Mishi i pulës që shërbehet në restorantet e ushqimit të shpejtë, shumë i dëmshëm

Lifestyle May 21, 2019 - 13:11
Pasojat e pariparueshme...

Viteve të fundit me të madhe proklamohet se mishi i pulës është ndër më të shëndetshmit. Kjo do të ishte e vërtetë po qe se mishi i pulës do të vinte nga fermat ku rritja e pulave bëhet në mënyrë natyrale, më saktësisht me ushqime bio, transmeton Zeri.info.

Image

Mirëpo, në realitet kjo nuk ndodhë. Në të vërtetë, janë gjithnjë e më shumë kompani të cilat viteve të fundit kanë filluar të rrisin pula të ashtuquajtura hibride, të cilat rriten shumë shpejt dhe shumë shpejt zhvillojnë muskujt e mishit, sidomos të gjoksit, kofshëve dhe krahëve.

Image

Dhe kjo bëhet me kërkesën gjithnjë në rritje të restoranteve të ushqimit të shpejtë, të cilat si qëllim kryesor e kanë shitjen sa më të madhe të produkteve të tyre, dhe më pak brengosen për pasojat në shëndetin që mund të sjell konsumimi i mishit të kultivuar në mënyrë të këtillë.

Image

Dhe kur kësaj ia shtojmë edhe faktin se në restorantet e ushqimit të shpejtë, në të cilët shërbehet mishi i pulës, sidomos krahët dhe kofshët e pulës, vaji i cili përdoret për fërgimin e tyre nuk ndërrohet me ditë të tëra, atëherë pasojat për shëndetin janë katastrofale.

Image

Ekspertët mjekësorë këshillojnë shmangien e mishit të pulës në restorantet e ushqimit të shpejtë

Dhe për pasojat për shëndetin, flasin edhe ekspertë të ndryshëm shëndetësor, shkruan më tej zeri.info. “Ekzistojnë dëshmi për anomali të ndryshme shëndetësore nga konsumimi i mishit të pulës, sidomos krahëve dhe kofshëve. Kjo për faktin se këto pula rriten në mënyrë ekstrem të shpejtë, pasi përdoren metoda jo konvencionale në ushqimin e tyre, pasi tani kemi të bëjmë me shpezë hibride. Dhe shpezët e rritur në këtë mënyrë, nuk mund ta keni shijen e duhur, për çka më pas përdoren materie të ndryshme për shtimin e shijes së mishit të pulës që përdoret në restorantet e ushqimit të shpejtë.

Image

Dhe kur kësaj ia shtojmë edhe faktin se vaji i përdorur për fërgimin e mishit të pulës, sidomos krahëve dhe kofshëve, nuk ndërrohet me ditë të tëra, e ndoshta edhe më javë, atëherë pasojat për shëndetin janë katastrofale”, ka deklaruar dr Masimiliano Petrachi, profesor nga universiteti i Bolonjës, i cili ka udhëhequr ekipin e ekspertëve që janë marrë me këtë problem.

Image

Ky ekip i ekspertëve, ka këshilluar që të shmanget sa më shumë që të jetë e mundur konsumimi i mishit të pulës, sidomos kofshëve dhe krahëve të pulës, në restorantet e ushqimit të shpejtë, pasi pasojat për shëndetin janë të pariparueshme./ZERI