Tre hapa për ta forcuar lidhjen

Tre hapa për ta forcuar lidhjen

Lifestyle May 18, 2019 - 08:50
Lexo tjera detaje

 Lëni një vend takimi dhe merrni kohën për t’u përgatitur dhe zbukuruar njësoj si në fillimet tuaja, duke u bërë joshëse dhe e bukur për të, transmeton Gazeta "Zëri"

Jeta e zënë dhe orët e gjata në punë na çojnë në një rutinë të përditshme, e cila çon në ulje ose në venitje të dëshirave dhe ndjenjave. Prandaj mënyra më e mirë për të forcuar një marrëdhënie është t’i kushtoni pak kohë asaj duke u shkëputur nga përditshmëria juaj. Ja 3 mënyra që mund të përdorni për të forcuar lidhjen tuaj me partnerin.

Planifikoni të kaloni një ditë të tërë së bashku

Ju mund të zgjidhni ta kaloni në shtëpi duke parë filma, gatuar, luajtur ose çdo gjë tjetër që ju pëlqen të bëni së bashku. Kjo do t’ju bëjë të kaloni një kohë cilësore së bashku dhe relaksuese nga stresi i përditshëm.

Krijoni një takim romantik si në fillimet tuaja

Lëni një vend takimi dhe merrni kohën për t’u përgatitur dhe zbukuruar njësoj si në fillimet tuaja, duke u bërë joshëse dhe e bukur për të. Sigurohuni që gjatë takimit të mos flisni për punën, faturat për t’u paguar, fëmijët etj., por për veten tuaj si një herë e një kohë.

Gatuani ushqimet e preferuara të njëri-tjetrit

Bëjini një surprizë duke shtruar një tryezë të bukur me ushqimet e tij të preferuara dhe drekoni së bashku. Do të shihni se do të kaloni një kohë të bukur dhe cilësore së bashku dhe madje do të riktheheni në kujtimet tuaja të fëmijërisë./ZËRI