Lulja e jargavanit me shumë veti shëruese

Lulja e jargavanit me shumë veti shëruese

Lifestyle April 18, 2019 - 19:07
Lexoni detajet!

Njëra ndër lulet më të famshme të stinës së pranverës është jargavani, i cili në lulet e tij dhe gjethet fsheh shumë shërues të cilët i bëjnë shumë mirë organizmit të njeriut.

Lulja e jargavanit përdoret për shërim të sëmundjes së eshtrave reumën, posaçërisht për shërimin e nervave të cilat janë të dëmtuara nga reuma. E mira tjetër që kjo lule e sjell për organizmin e njeriut është pastrimi i gjakut në mëlçi, i cili është tepër i rëndësishëm për tërë organizmin.

Gjethet e jargavanit përdoren për shërimin e sëmundjeve të ndryshme të gojës, si dhe gjithashtu edhe për shërimin e bronkitit dhe kollitjes. Gjithashtu edhe për shërimin e gurëve në veshkë, si dhe për tensioni e lartë të gjakut.

Kjo lule me të vërtetë ka shumë veti shëruese të cilat gjithashtu mund të shërojnë disa sëmundje të lëkurës, si p.sh djegiet nga dielli, gërvishtjet si dhe pastrimin e thellë të lëkurës.

Lulja e jargavanit arrin të krijojë një oaz të mrekullueshëm në të gjitha hapësirat ku rritet.

Jargavani ka kryesisht dhunti aromatike, por edhe vlera të fuqishme mjekësore, të cilat përftohen nga ekstrakti i vajit të nxjerrë nga kjo bimë.

Vaji i luleve të jargavanit shëron këto sëmundje: Ul temperaturen, trajton infeksionet dhe mykun, forcon lëkurën, largon stresin, trajton çrregullimet e lëkurës, lufton bakteret, parandalon depresionin etj.