Forcojeni imunitetin duke konsumuar vaj të bajameve

Forcojeni imunitetin duke konsumuar vaj të bajameve

Lifestyle April 12, 2019 - 08:49
Lexoni detajet!

Vaji i bajameve është i pasur me proteina, vitamina A, B1, B2 dhe B6, si dhe me vitaminën E. Përpos kësaj, ai përmban edhe tri format themelore të thartirave yndyrore: omega-3, omega-6 dhe omega-9, shkruan sot Gazeta "Zëri". 

Përdorimi i rregullt i tij përmirëson aftësitë intelektuale dhe zgjat jetën, gjithashtu ai ndihmon në tretje, ul nivelin e kolesterinës së keqe në gjak, forcon sistemin imunitar, çlodh muskujt e lodhur dhe vepron si analgjetik, pra kundër dhembjeve.

Nëse doni të keni thembra të buta dhe të lëmuara, atëherë vendosni vaj të bajameve në to dhe më pas mbathni çorapë të pambukta.

Po ashtu ky vaj është shumë i mirë edhe për lëkurën pasi e rigjeneron atë. Pra, ky është një vaj i shëndetshëm dhe me shumë efekte pozitive për një sërë problemesh shëndetësore./ZERI