Stina e pranverës ndikon në trupin tonë
Për shkak të ndryshimit të sezonit secili nga njerëzit ka vuajtur të paktën një herë në jetën e tij nga lodhja dhe stresi, shkruan "Zëri.info".
Nëse vjen pranvera ndryshimi ndikon shumë në trupin tonë. Të adaptohesh me një klimë të re, me gjatësi të ndryshme të ditës dhe me zakone të reja të jetës mund të krijojë stres mendor dhe lodhje fizike.
Sa herë që ka një ndryshim të sezonit mund të ndodhin një seri shqetësimesh, të cilat mund të dëmtojnë cilësinë e jetës së përditshme.
Shpesh flasim për çrregullime emocionale sezonale, që manifestohen me lodhje dhe me stres.
Ka disa shkaqe që mund të fshihen pas lodhjes së ndryshimit të sezonit, duke përfshirë ndryshimin e serotoninës dhe melatoninës për shkak të ndryshimeve midis dritës dhe errësirës.
Ndër ankthet më të shpeshta: pagjumësia, nervozizmi dhe migrena: Stresi sezonal mund të rrezikojë gjithashtu marrëdhëniet sociale dhe emocionale, me një gamë të gjerë të çrregullimeve psikologjike dhe fiziologjike, duke filluar nga pagjumësia, nervozizmi, ankthi e deri te migrena, shkruan më tutje "Zëri.info".
Dikush ndihet i lodhur dhe i mungon vitaliteti, nuk dëshiron të bëjë asgjë, nuk ka energji dhe gjithashtu mund të ndiejë një rënie të oreksit. Natyrisht këto janë efekte të përkohshme që nuk zgjasin shumë.
Megjithatë ka disa mjete të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë të jetoni më mirë në ndryshimin e sezonit. Vitaminat B dhe C ju ndihmojnë për t’u përballur me ndryshimin e sezonit. /ZERI